Alarm në aeroportin e Tokios, avioni me rreth 400 persona përfshihet nga flakët gjatë uljes (VIDEO)

2 January 2024, 11:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Alarm në aeroportin e Tokios, avioni me rreth 400 persona përfshihet

Alarm në aeroportin Haneda, në Tokio. Një avion i Japan Airlines shpërtheu në flakë, teksa po ulej në pistë.

Pasagjerët të panikosur nxituan të dilnin nga avioni.

Sipas burimeve, rreth 400 persona janë nxjerrë nga avioni nga ekipet e emergjencës, dhe fatmirësisht janë të sigurt.

Dyshimet janë se avioni i Japan Airlines mund të jetë përplasur me një aeroplan japonez të rojes bregdetare.


Video