“Akt i pa parë në traditën tonë”, Pacolli reagon pasi u zbulua se ish-këshilltari i tij porositi vrasjen e gruas

1 December 2023, 18:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Akt i pa parë në traditën tonë”, Pacolli reagon
Behgjet Pacolli / Poshtë: Liridona dhe Naim Murseli

Ish-presidenti i Kosovës, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi policia e Kosovës zbuloi se ish-këshilltari i tij porositi vrasjen e gruas.

Policia vuri sot në pranga Naim Murselin dhe Granit Plavën, ky i fundit si autor i dyshuar i vrasjes së Liridona Murselit, për të cilën para autoriteteve tha se ishte paguar prej bashkëfshatarit të tij, Naimit, me 30 mijë euro për të kryer krimin e rëndë.

Pacolli thotë se ky është një “akt i pa parë të traditën tonë” dhe se është ende i shokuar nga e gjithë ngjarja. Ai gjithashtu përgëzon policinë e Kosovës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Mesazhi i Pacollit:

Sot, fëmijët dhe familia kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës.

I pergezoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.

Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj.

E pabesueshme dhe e trishtueshme.

Jam ende i shokuar!


Video