Abazoviç inaguron shkollën e vetme në gjuhën shqipe në Rozhajë të Malit të Zi

13 September 2023, 16:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Abazoviç inaguron shkollën e vetme në gjuhën shqipe
Abazoviç në shkollën shqipe të Rozhajës, Mal i Zi

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka njoftuar sot hapjen e shkollës së vetme shqipe në Rozhajë të Malit të Zi.

Abazoviç ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes, e bashkë më të ishte edhe ministri malazez i Arsimit, Miomir Vojinoviç si dhe ministri i Administratës Publike Marash Dukaj.

“Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe.

Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri”, shkruan Abazoviç në rrjetet sociale.

Në këtë shkollë vijojnë mësimin 23 nxënës shqiptarë.


Video