Policia greke ka zbuluar një rast tronditës të trafikimit të fëmijëve. Mediat fqinje raportojnë se dy persona kishin nxjerrë në shitje një foshnjë 8-muajshe në shitje për 50 mijë euro.
Gjithçka është zbuluar falë dyshimeve të policisë bashkiake, të cilët kanë parë dy meshkuj të cilët kishin me vete një foshnjë, por që nuk shoqëroheshin nga një grua. Të dyshuarit po ecnin pranë stacionit të metrosë “Agia Marina”, në Aegaleo me foshnjën 8-muajshe.
Fillimisht burrat kanë deklaruar se foshnjën ua kishte dhënë e ëma për të nxjerrë një shëtitje, por më pas kanë pranuar se nëna ua ka dorëzuar foshnjën për ta shitur për 50 mijë euro.
Të dy personat janë arrestuar dhe ndaj tyre ka nisur procedimi, ndërsa rasti po trajtohet nga Departamenti i Sigurisë së të Miturve.
Pas deklaratës së e kishin marrë fëmijën për ta shitur, dy të pandehurit e kanë ndryshuar sërish dëshminë, duke pretenduar se i qëndrojnë deklaratës së parë.