2 ton kokainë, gjyqi masiv në Belgjikë mes tyre edhe shqiptarë

11 February 2022, 11:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
2 ton kokainë, gjyqi masiv në Belgjikë mes tyre edhe
Gjyqi masiv në Belgjikë

Në gjykatën penale në Antwerp të Belgjikës  ka nisur një proçes i rëndësishëm kundër trafikantëve të drogës . Antewerp shihet si  porta kryesore e hyrjes së kokainës nga Amerika Latine për në Europë, ku në rrjetet e drogës ka dhjetëra shqiptarë të përfshirë.

Po në këtë qytet u eliminuar Bledar Muça dhe të gjitha gjurmët të çojnë tek një porosi për prishjen e pazareve të drogës dhe larjeve të hesapeve.

Së fundmi 29 persona janë në gjyq të akuzuar se kanë ndihmuar në kontrabandën e kokainës në shkallë të gjerë.  Aktivitetet e tyre çuan në dhunë serioze në Antwerp dhe më gjerë disa vite më parë.

Konkretisht rreth 2 ton kokainë,  kaq do të kishte marrë banda nga kontejnerët në portin e Antwerpen në 2015 dhe 2016.

29 të dyshuarit kanë pasur funksione të ndryshme. Frank V., i mbiquajtur “Frank Tank”, thuhet se ka punuar si koordinator për një grup që hoqi drogën nga kontejnerët.

Mësohet se këtë e ka bërë për llogari të një bande marokene, të drejtuar nga Nordin EH, i mbiquajtur “Nordin i trashë” dhe për llogari të një bande shqiptare, të drejtuar nga Ermir “Cinco” N.

Thuhet se ata janë ndihmuar nga njerëz që punojnë në port, por edhe nga një ish-oficer policie që ka kërkuar njerëz dhe targa në bazat e të dhënave.


Video