Tërmet me magnitudë 7.4 ballë në Tajvan, 4 viktima dhe rreth 50 të plagosur

3 April 2024, 08:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tërmet me magnitudë 7.4 ballë në Tajvan, 4 viktima dhe rreth

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur Tajvanin, më i forti në 25 vitet e fundit. Autoritet lokale paralajmëruan cunam në ishujt fqinje të Japonisë Jugore dhe Filipineve, por alarmi u hoq më vonë. Deri tani raportohet për 4 persona të vdekur dhe 56 të plagosur, por ka ende njerëz të bllokuar nën rrënoja.

Epiqendra ishte në një thellësi prej 15.5 km larg bregut lindor të ishullit. Qyteti i Hualien është më i prekuri: 26 ndërtesa janë shembur deri më tani në të gjithë Tajvanin, gjysma e tyre në Hualien.

Tërmeti u ndje deri në Kinë: në Shangai, Fuzhou, Xiamen, Quanzhou dhe Ningde. Tërmeti ndërpreu energjinë elektrike në disa zona të kryeqytetit Taipei : më shumë se 87 mijë familje në të gjithë ishullin janë ende pa energji elektrike.

Në kryeqytet, metroja u rikthye menjëherë në funksion, madje nga hekurudhat njoftuan se për momentin nuk raportohet për dëme apo të lënduar.


Video