"Ka pasur raste evazioni fiskal", TVSH edhe për bizneset me xhiro mbi 5 milionë lekë nga 2027, Malaj: Do të sjellë 4.5 miliardë lekë në buxhet

4 November 2026, 13:03Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ka pasur raste evazioni fiskal", TVSH edhe për bizneset me xhiro
Ministri i Financave, Petrit Malaj

Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha në Komisionin e Ekonomisë se bizneset me xhiro mbi 5 milionë lekë do të paguajnë TVSH nga janari 2027, nga mbi 10 milionë lekë që është pragu aktual.

Masa synon të kufizojë shmangien tatimore dhe pritet të sjellë 4.5 miliardë lekë në buxhet. Në përgjigje të pyetjeve të deputetit Erion Braçe, ai siguroi se bizneset nuk do të kenë kosto administrative shtesë, pasi softueri do të ofrohet nga administrata tatimore.

Braçe: Sa është shmangia tatimore që është bërë nga pragu i  TVSH-së 10 mln lekë?

Malaj: Ka pasur raste të shkeljeve në bazë të kontrolleve të ushtruara nga tatime, duke qenë se fasha është e lartë krijonte hapësira për shmangie tatimore. Kemi llogaritur që në buxhet do të vijnë 4.5 miliardë lekë vetëm nga ulja e TVSH-së.

Braçe: Sa janë kostot e biznesit të vogël që futet në TVSH?

Malaj: Administrata tatimore i kanë ndërtuar modulet, që të minimizoje kostot për këto biznese. S’do kenë kosto për softuerë do të ofrohet nga administrata tatimore. sa i takon përllogaritjes së TVSH-së këtë e mundëson vetë sistemi i fiskalizimit. Nuk do të ketë kosto administrative.


Video