Vrasja e Arlinda Zekajt/ Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha

30 October 2026, 12:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë këtë të premte dorëheqjen nga detyra e tij. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se ka pranuar kërkesën për dorëheqje e Hoxhës.

Gjithashtu bëhet me dije se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla caktoi Fehmi Hotin si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti

Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij”, thuhet në njoftimin e qeverisë.


Video