Qeveria “shpërblen” sërish Bashkim Ulajn - Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni mori leje për resort në Jalë!

18 September 2026, 22:14Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qeveria “shpërblen” sërish Bashkim Ulajn - Në kulmin
Foto montazh nga Vox News

Në kulmin e protestave për projektin e Rrjollit, ku banorët janë përplasur me policinë, apo kanë marrë pjesë në protestat masive të disa muajve më parë, qeveria ka “shpërblyer” biznesmenin që ka hapur kantierin, ku rojet e së cilit janë përplasur ashpër me të gjithë. Sipas dokumenteve ekskluzive që disponon redaksia e Vox News, në datën 13 maj 2026, Këshilli Kombëtar i Territorit, ka miratuar me kusht lejen për biznesmenin Bashkim Ulaj.

Firma në leje është vendosur nga kryeministri Edi Rama, i cili duket se me këtë firmë ka snobuar të gjithë protestën e banorëve në Rrjoll apo tubimet masive në Tiranë. Qeveria ka vijuar me një tjetër leje, aq më tepër në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, në kodrat e gjelbra të Jalës në Himarë, atje ku po rrafshohet i gjithë mali dhe është zaptuar zona bregdetare.

Qeveria “shpërblen” sërish Bashkim Ulajn - Në kulminQeveria “shpërblen” sërish Bashkim Ulajn - Në kulmin

Qeveria “shpërblen” sërish Bashkim Ulajn - Në kulmin
Faksimile: Leja e qeverisë për biznesmenin Bashkim Ulaj për ndërtimin e një hoteli në kodrat e Jalës, në Himarë

Leja është miratuar në vitin 2025 dhe e nënshkruar disa muaj më parë, teksa është zbardhur ditët e fundit, ku përfitues është subjekti zhvillues shoqëria “ABA Real Estate Management”.

“Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit vendosi miratimin me kusht të lejes së ndërtimit për objektin ‘strukturë hotelerie dhe banimi 1,2,3,4,5 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë’, me vendndodhje në Jalë, Bashkia Himarë. Dokumenti i lejes i jepet kërkuesit vetëm pas plotësimit të dokumentacionit tekniko ligjor dhe pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë për llogari të Bashkisë Himarë”, thuhet në këtë dokument.

Vox News shfletoi dokumente nga Qendra Kombëtare e Biznesit ku rezulton se kjo kompani është regjistruar në vitin 2023, ndërkohë që ka si pronar z. Bashkim Ulaj, pronarin e kompanisë që po ndërton resortin në Rrjoll të Velipojës në Shkodër.

Çfarë dhe ku do të ndërtojë familja Ulaj kësaj herë?!

Në dokumente rezulton se ajo është zhvendosur në Jug të Shqipërisë, në një nga zonat më të lakmuara në vendin tonë, buzë detit Jon.

“Zona për të cilën paraqitet ky studim ndodhet ne Jalë-Himarë, përkatësisht ne zonën Kadastrale Nr.3844. Zona në studim paraqet një interes të veçantë. Paraqitet si një zonë në zhvillim me ndërtime të reja dhe me një potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm me objekte shërbimi, hotelerie, tregtare dhe banimi. Pozicioni i objektit ka një distancë prej 300m me plazhin në këmbë, gjë që e bën lehtë të aksesueshëm atë. Sheshi i ndërtimit ka një formë relativisht të rregullt me një sipërfaqe prej 5000 m²”, thuhet në dokumente.

Qeveria “shpërblen” sërish Bashkim Ulajn - Në kulmin

Qeveria “shpërblen” sërish Bashkim Ulajn - Në kulmin
Në foto: Godina 5 katëshe do të ndërtohet në kodrën e gjelbër të Jalës, në Himarë

Sipas dokumenteve, Dodina zhvillohet në pesë kate dhe akomodon funksionet e hotelerisë, banimit dhe bar-restorantit.

“Në katin përdhe është parashikuar bar restoranti, i cili lidhet drejtpërdrejt me zonën e pishinës dhe sistemimin e jashtëm. Në katet mbi këtë nivel zhvillohet funksioni i hotelit, ndërsa në pjesën tjetër të objektit janë të shpërndara njësitë e banimit”, thotë KKT.

Sipas saj, resorti do të quhet “Nereida” dhe plotëson zonën duke respektuar kontekstin e vendndodhjes dhe në të njëjtën kohë duke komunikuar me ambientin përreth.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016



Video