"O Rameee... ku i ke shokët" – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

7 September 2026, 10:57Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"O Rameee... ku i ke shokët" – Qeveria i jep leje ortakut
Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka humbur “gjurmët” pas fushatës së fundit zgjedhore, ku më shumë bëri meme sesa mori vota, me të famshmen shprehje “O Ramë ku i ke shokët”. Basha nuk arriti të zgjidhet deputet, ndërkohë që për shumë kohë u sorollat me makinë me atë pyetje, duke bërë më shumë meme sesa vetë fushatë elektorale.

Koha kalon dhe siç duken nga veprimet e mëvonshme, kryeministrin Edi Rama e ka marrë “malli” për Bashën, duke qenë se veç e veç apo të dy bashkë, kanë kontribuuar në shkatërrimin e opozitës. Dhe, si “shpërblim”, Rama ka vendosur që t’a shpërblejë. Ndoshta drejtpërdrejt bie pak si shumë erë duke i dhënë leje ortakëve.

Historia mes këtyre emrave kryqëzohet sërish, ku me një vendim të beftë pasi mori për herë të parë pushtetin, kryeministri aktual vendosi që të shkatërronte një pallat në qytetin e Vlorës, me justifikimin se “ishte ndërtuar në det”. Pallati ishte ndërtuar nga Xhafer Isufi, vjehrri i Lulzim Bashës, sëbashku me ndërtuesin Xhuvi Sharxhi.

"O Rameee... ku i ke shokët" – Qeveria i jep leje ortakut
Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

Pas prishjes së kompleksit “Jon”, në zonën e Ujit të Ftohtë, e trumbetuar me të madhe se do të shkatërrohen të gjitha ndërtimet afër bregdetit, megjithëse kishte leje dhe ishte hipotekuar, pronarët e pallatit paditën shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut. Në llogarinë e Xhafer Isufit dhe Xhuvi Sharxhit u derdhën miliona euro nga buxheti i shtetit, ndërsa secili vijoi “punën” për hesap të vetë, deri sa fatet u kryqëzuan sërish.

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, kryeministri Edi Rama ka vënë emrin dhe firmën në lejen me objekt “godinë banimi dhe shërbimi 11 dhe 12 kate me 2 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues ‘Shoqëria Triangolo’”.

“Projekti ndodhet në pjesën perëndimore të Tiranës në një distancë prej 2.1 km nga sheshi Skëndërbej. Zona e studimit lidhet drejtpërdrejt me akset rrugore të frekuentuara dhe sheshi i ndërtimit ka një sipërfaqe prej 1101 metra katrorë” thuhet në dokumente.

"O Rameee... ku i ke shokët" – Qeveria i jep leje ortakut
Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

Në dokumentet e tjera shkruhet se KKTU ka miratuar projektin me 12 kate. “Volumi i objektit ngrihet në bazë të gridit të pastër që ndjek formën e truallit dhe ndahet në dy volume të ndërthurura, me një zhvendosje dinamike për të zgjeruar hapësirat publike dhe për të shtuar hapësirat e gjelbëruara në zonë” vijon dokumenti.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016



Video