Është pak i njohur interesi që Gjermania Perëndimore ka treguar ndaj Shqipërisë në vitet e fundit të regjimit të Enver Hoxhës. Përkrah interesimit politik, çka u kurorëzua me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në vitin 1978, Gjermania Perëndimore shfaqi interes edhe në fushën e investimeve në Shqipëri. Synimi i politikës gjermane ishte mundësimi i një kalimit të butë të Shqipërisë në sistemin demokratik dhe moslejimi i orientimit të Shqipërisë drejt Moskës, e cila ende paraqiste një model të rrezikshëm për vendet komuniste. Në këtë kuadër, nëpërmjet investimeve, synohej te bëhej një afrim i Shqipërisë me Perëndimin.
Në dokumentin e mëposhtëm shohim planet e politikës gjermano-perëndimore, në rastin konkret të përfaqësuar nga firma e mirënjohur “Krup”, për modernizimin e uzinës së telave në Shkodër. Dokumenti është me interes sepse ai jo vetëm hedh dritë mbi shanset e humbura të Shqipërisë për të pasur një tranzicion më të lehtë demokratik dhe një ekonomi të stabilizuar, por po ashtu edhe për të kuptuar mënyrën si e vlerësonte politika gjermane gjithë rajonin, duke marrë në analizë të hollësishëm edhe gjendjen në Jugosllavi.
Dokumenti që po paraqesim sot daton 2 nëntor 1989 dhe është një informacion i ministrit të brendshëm Simon Stefani për Ramiz Alinë. Mbetet e paqartë arsyeja e mosrealizimit të këtij projekti, por ajo që mund të thuhet me siguri është që pas rënies së sistemit komunist në vitin 1990, politika shqiptare nuk ndoqi kursin e investimeve të huaj dhe rimëkëmbjen e ekonomisë, por “terapinë e shokut” dhe shkatërrimin e gjithçkaje që ishte ndërtuar deri atëherë, sikurse edhe Uzinën e Telave Shkodër, duke hedhur mijëra punëtorë në rrugë. Pasojat e kësaj politike, Shqipëria i vuan ende edhe sot.
***
REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE
MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDSHME
DREJTORIA E TRETE Sekret
Ekzemplar Nr. 1
Nr. 341 Tirane, me 2.XI.1989
INFORMACION
Nga nje burimi yne informohemi se:
Pala gjermanoperendimore eshte shume e interesuar per te përfunduar me sukses ndërtimin e linjës se telave te bakrit ne Shkoder. Perkete projekt eshte akorduar nje kredi prej 9 milion markash nga ana e nje banke kreditore per ndihmat ndaj vendeve ne zhvillim me nje interes (sa per te thene sipas “burimit”), prej 0,75 per qind. Sipas përllogaritjeve gjemane per likujdimin e kredisë do te mjaftonte prodhimi dymujor i kësaj linje. Uzina ekzistuese e telave te bakrit nga specialistet gjermane konsiderohet shume e vjeteruar, ka rendiment te ulet dhe cilësi te dobët. Linja qe ka marre përsipër te ndërtojnë gjermanet, sipas tij, përfaqëson nje teknologji te avancuar dhe eshte e kompletuar me aparatura te sofistikuara, te cilat deri me sot disponohen nga RFGJ dhe SHBA. Sipas vlerësimeve qe kane bere specialistet e shoqërisë “Krup”, qe ka marre përsipër ndërtimin e linjës, ajo jo vetëm qe do te beje te panevojshme linjën egzistuese (me makineri kineze), por do te ndihmoje ne rritjen cilesore dhe sasiore te prodhimit dhe ne çarjen me lehtesi te tregjeve. Perfaqesuesit e firmes “Krup” pas perfundimit te bisedimeve me ndërmarrjen shqiptare “Makinaimport”, me datën 19 tetor 1989, konsiderojnë te përfunduar marrëveshjen dhe pas zgjidhjes se disa çështjeve te vogla teknike, do te jene gati per fillimin e ndërtimit te veprës. Perfundimi me sukses i saj mendohet se do te çele rrugën per realizimin e projekteve te tjera ne fushën e përpunimit te kromit, te naftës, te regjies se lëkurëve etj., te cilat janë parashikuar te merren përsipër nga firmat “krup” dhe “Bayer”.
RFGJ eshte e interesuar per marrëdhënie e shkëmbime te gjera me Shqiperine dhe eshte e gatshme te ndihmoje ne modernizimin e industrise dhe prodhimit shqiptar. Bonit, sikundër dhe Uashingtonit, nuk i intereson regjimi i brendshëm shqiptar. I vetmi synim politik i tyre eshte qe te pengohet drejtimi i Tiranes nga ana e Moskes. Ne kete kuadër RFGJ ka përkrahur dhe përkrah te gjitha nismat qe i presin rrugën depërtimit rus ne Shqiperi. Megjithëse respektohen qëndrimet e pavarura te Shqiperise ne arenën nderkombetare, ruhen shpresat pernje kalim gradual te Shqiperise sipas modelit hungarez etj. RFGJ dhe SHBA do te ishin ne favor te bashkimit te Kosoves me Shqiperine, por e konsiderojnë te pamundur ne momentet aktuale nje bashkim te tille, per shkak te implikimeve te renda qe mund te kete ne kete zone te ndjeshme. Mbështesin gjerësisht kërkesat e drejta te Kosovesper republike dhe barazi, sikundër dhe kombësitë e tjera ne RFSJ dhe dënojnë përpjekjet e klikës se Milosheviçitper absolutizmin e pushtetit serb, përpjekje te cilat i konsiderojnë favorizuese per interesat e Moskes ne kete rajon; inkurajojnë përpjekjet centrifugale te modelit te Sllovenise, Kroaciseetj, si forma presioni ndaj përpjekjeve te Milosheviçit; janë pernje federate jugosllave demokratike, te perbere vetëm nga republika me te drejta politike shoqerore, ekonomike etj, te barabarta. Pavarësisht nga disaprovimi ndaj politikes se Milosheviçit, RFGJ dhe SHBA vazhdojnë te financojnë me shuma te mëdha federatën. (Argumenti perëndimor eshte se me falimentimin financiar dhe ekonomik rreziku i shperberejs se federatës jugosllave do te ishte me i madh dhe do te lehtësoheshin ndërhyrjet e ruseve).
Para pese-gjashte muajsh RFGJ ka shqyrtuar rivendosjen e sistemit te vizave me Jugosllavine. Heqja reciproke e vizave ishte bere vite me pare mbi bazën e interesit gjerman per te kënaqur kërkesat e shumta te pushuesve dhe turisteve te saj ne brigjet e Adriatikut. Nuk ishte parashikuar nga pala gjermane se vërshimi per pune, aventura, vjedhje dhe grabitje i qytetareve jugosllave do te shkaktonte aq shume probleme serioze per shtetasit e saj. Aq te mëdha u bene shqetësimet vitet e fundit sa qeveria gjermane kërkoi shqyrtimin e rivendosjes se vizave duke sakrifikuar nevojat e turisteve te saj. Ministri i Jashtem H. Gensher refuzoi idenë me argumentin “se po te aplikohej sistemi i vizave, popullsia e persekutuar kosovare do te kishte te veshtire te largohej ne RFGJ”. Ky argument “dashamires” i Gensherit, sipas burimit, beri qe sistemi i hyrje-daljeve midis RFGJ e Jugosllavise te mbetej sikurse ishte.


MINISTRI I PUNEVE TE BRENDSHME
SIMON STEFANI
Nenshkrimi
Vula