Detajet e furtunës në administratë, ja kush jep dorëheqjen deri ...
22 October, 22:25Fokus

Gjykata Penale e Tiranës vendosi masën “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues dhe e konsideroi të ligjshëm arrestimin e tyre.
Prokurorja kërkoi si masë shtesë ndaj tyre edhe ndalimin e qëndrimit pranë institucioneve dhe në zonat ku zhvillohen tubime, por gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë.
Edhe një gjyqtare për të miturit shqyrtoi arrestimin e protestuesit të 10-të, i cili doli gjatë ditës para Dhomës Penale. Bëhet fjalë për një 14-vjeçar, i cili kishte marrë pjesë në protestë dhe ishte shoqëruar nga policia.
Edhe për të u vendos masa “detyrim paraqitjeje”, ndërsa arrestimi u konsiderua i ligjshëm.