Urdhri i Ramës/ Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho jep dorëheqjen (e njofton pasi del nga SPAK)

23 October 2026, 11:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Urdhri i Ramës/ Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho jep dorëheqjen (e

Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, konfirmohet akti i parë i largimeve.

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho teksa dilte nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pranoi se kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij.

“Kam dhënë dorëheqje nga detyra. Në SPAK isha për histori të vjetra.”, tha ai.

Deri më tani nuk dihet arsyeja pse Verdho ndodhet në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa kjo nuk është hera e parë që shihet në dyert e SPAK.

Ai është parë edhe gjatë muajve maj, qershor, por së fundmi edhe në 8 tetor.

Emri i Ergys Verdhos është përfshirë në hetimet e SPAK që lidhen me procedurat e prokurimeve publike dhe zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë kohës kur kjo ministri drejtohej nga Belinda Balluku.


Video