Berisha nuk mund të çlirohet nga oligarkët, pasi i fton në dasmë

18 November 2022, 19:12Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha nuk mund të çlirohet nga oligarkët, pasi i fton në
Samir Mane në dasmën e Shkëlzen Berishës

Sali Berisha këmbëngul se përmend me emra oligarkët, por e bën këtë vetëm kur cenohet rëndë interesi publik.

Sipas kësaj deklarate të Berishës, 60 mijë metër katror truall në Portin e Vlorës të përfituara nga Samir Mane me 1 euro për të ngritur kulla, rezidenca dhe hotele nuk cenon interesin kombëtar.

Interesin s’e cenojnë as koncesionet 1.3 miliardë euroshe të Thumanë-Kashar dhe Lekaj-Fier, as Aeroporti i Nënë Tereza, i zgjatur me 13 vite për Shefqet Kastratin me premtimin e një investimi 100 mln eurosh, kur në vit regjistron të paktën 30 milionë euro fitime nuk është cenim i interesave publike.

Por, ndonëse ka denoncuar këto koncesione si afera korruptive, Sali Berisha ka shmangur emrat e atyre që po mbushin dhe do mbushin xhepat me paratë publike. Pse? Një foto e rrjedhur nga dasma e Shkëlzen Berishës me Armina Mevlanin është përgjigja.

Në të shfaqet Samir Mane dhe në festë Mane nuk ka qenë i vetmi oligarkët. Kjo është arsyeja se pse i është mbyllur goja Sali Berishës nga oligarkët, xhepat e thellë të të cilëve siç duket ndahen bashkë me Ramën.

Kjo përforcohet edhe nga fakti që për të njëjtën skemë të gllabërimit të pronës publike, Berisha ndjek dy standarde. Në të parin, atë të Portit të Vlorës së marrë nga Samir Mane hesht, ndërsa në të dytin, atë të Portit të Durrësit ku s’ka interesa jo vetëm që e denoncon, por e çon edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Një qëndrim i ngjashëm hipokrit u mbajt edhe për bordin e çmimeve, që po mbush arkat e Shefqet Kastratit. Në njërën anë, Berisha e quante bordin si komunist dhe zhvatës të shqiptarëve, por kur erdhi puna e kundërshtimit të tij ligjërisht në Gjykatën Kushtetuese ndaloi deputetët që të firmosnin nismën e grupit rival brenda PD-së.

Mjaftojnë këto dy raste për të treguar se Sali Berisha nuk është çliruar nga oligarkët, që ai i krijoi, ndërsa Edi Rama i fuqizoi e nxorri mbi shtetin.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video