Arben Ahmetaj i bën "diss" Ramës, nuk shpërndan më asnjë postim të KM prej 10 ditësh. Statusi i fundit njofton për një fillim të ri

9 January 2023, 20:06Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Ahmetaj i bën "diss" Ramës, nuk shpërndan më
Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj është rikthyer në foks të mediave, pas publikimit të disa faturave nga gazetari Adriatik Doçi, të cilat tregonin se biznesmeni Klodian Zoto i kishte paguar faturat e hoteleve luksoze së bashku me partneren aktuale apo edhe me ish-gruan në vende të ndryshme të Europës, gjatë kohës kur ai ishte ministër financash, duke i implikuar direkt në aferën e inceneratorëve.

Por, këto prova ishin fshehur nga dy prokurorët e SPAK, Klodian Zoto dhe Ened Nakuçi, duke mos e marrë fare nën hetim. Madje Ahmetaj, e sfidoi sërish SPAK-un, kur pak kohë më parë u fotografua në Gstaad,  një qytet i vogël në alpet e Zvicrës  i njohur si destinacioni i pushimeve dimërore të personazheve shumë të pasur.

Por, që para publikimit të këtyre skandaleve, kryeministri Edi Rama e “zhveshi” atë nga çdo post në Qeveri dhe në parti. Ai tashmë është vetëm një deputet i thjeshtë i PS-së, teksa herën e fundit ka mbajtur postin e zv.kryeministrit.

Por, pas zhveshjes nga postet duket se Ahmetaj po i bën “diss” edhe kryeministrit Edi Rama.

Nëse i hedhim një sy profilit në rrjetin social Facebook të deputeti socialist, vihet re se për  vitin 2023, Ahmetaj nuk ka shpërndarë asnjë postim të kreut të qeverisë.

Postimi i fundit i tij në Facebook, mban datën 31 Dhjetor, ku Ahmetaj flet për një fillim të ri. “Gëzuar 2023! Një fillim të ri të mbarë e të bukur për të gjithë” shkruan ish-ministri krahas një fotoje.

Arben Ahmetaj i bën "diss" Ramës, nuk shpërndan më
Profili i Ahmetajt

A flet Ahmetaj për një fillim të ri larg Ramës dhe Partisë Socialiste? Apo për një fillim të ri që ai nuk do ta dëshironte, pas hekurave të qelisë nëse vepron drejtësia?

Gjithsesi, mbetet për t’u parë edhe sa do të vazhdojë Ahmetaj t’i bëjë “diss” Ramës duke mos i shpërndarë postimet në rrjetet sociale.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video