
Me 216 vota pro, Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara shkakroi nga detyra kryetarin e saj Kevin McCarthy.
“The Guardian” shkruan se është hera e parë që në historinë e SHBA që një kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve hiqet nga detyra, duke shënuar një fund të një mandati të shkurtër dhe të vështirë për republikanin e Kalifornisë. Kjo vjen pasi vlerësimet e miratimit të amerikanëve për Kongresin dhe qeverinë federale mbeten afër niveleve më të ulëta historike, me një shumicë që thotë se ata kanë pak ose aspak besim në të ardhmen e sistemit politik të SHBA-së.
216 nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan pro shkarkimit të tij dhe 210 kundër. Mocioni për shkarkimin e tij ishte paraqitur nga ligjvënësi Matt Gaetz, nga radhët e Partisë Republikane të McCarthy.
Lufta e brendshme mes republikanëve në fakt ndalon të gjitha punët në Dhomën e Përfaqësuesve derisa Dhoma e Përfaqësuesve, e cila ka vetëm një shumicë të ngushtë republikane, të zgjedhë një kryetar të ri.
McCarthy tha të martën mbrëma se ai nuk do të kandidojë përsëri për kryetar, duke hapur rrugën për një kryetar të ri republikan nëse anëtarët e partisë mund të arrijnë një konsensus.
Republikanët planifikojnë të mbajnë një votim për një kryetar të ri të mërkurën e ardhshme, pas një takimi me dyer të mbyllura më 10 tetor për të diskutuar kandidatë të ndryshëm.