
The Government of Kosovo said that it welcomes the vision expressed by the President of the European Council, Charles Michel, that the EU will be able to accept new member countries until 2030, but that they "should not import conflicts from the past". .
In a written statement given to Radio Free Europe, the Government said that it has an agreement with Serbia for the normalization of relations and that it is committed to their implementation.
According to her, it is up to Serbia to "behave responsibly". On the other hand, the president of Serbia, Aleksandar Vucic, said on Thursday that it is Pristina that "does not want a solution".
The two countries, under the mediation of the European Union, have been in talks for the normalization of relations since 2011.
Although they have reached dozens of agreements in various fields, the implementation of most of them has stalled. Last December, Kosovo applied for membership in the EU, while Serbia has been a candidate country since 2012.
Experts of European integration and political processes in Kosovo and Serbia have different views regarding the possibilities of the two countries to normalize relations by the end of this decade.
Demush Shasha, from the Kosovo Institute for European Policy, says that, if you look at the history of the Kosovo-Serbia dialogue so far, there is little room for optimism that the dispute between the two countries can be resolved quickly. But, according to him, this is not impossible.
"If we want to bring this vision to life, that is, by 2030, then, starting today or tomorrow, leaders must start behaving radically differently. This will mostly be tested in sensitive political issues, such as the dialogue for the normalization of relations [between Kosovo and Serbia]. Undoubtedly, 7 years are more than enough for Kosovo and Serbia to learn to live as two neighbors, like Slovenia and Croatia, Germany and Austria, etc., says Shasha for Radio Free Europe.
Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare “Çohu”, thotë se insistimi i BE-së dhe SHBA-së në vazhdimin e dialogut, i cili ka muaj që ka ngecur, tregon se Perëndimi po përpiqet ta çojë përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“… pastaj, kur procesi të arrijë në fund, kur Serbia të jetë para dyerve të Bashkimit Evropian, unë jam i bindur që Serbia, medoemos, do ta kërkojë një marrëveshje me Kosovën [për normalizim], që t’i hapet dera për të hyrë në BE, sepse ndryshe, e ka të pamundur të hyjë në BE”, thotë Demhasaj.
“Por, normalisht, nëse Kosova bëhet pengesë për arritjen e një marrëveshjeje të tillë, atëherë kjo do t’i shkaktojë telashe [asaj] për sa i përket këtij procesi [të integrimit në BE]”, shton ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar për herë të fundit më 2 maj – nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Nga ajo kohë, mes dy vendeve ka pasur një sërë tensionesh dhe krizash.
Më 30 gusht, BE-ja përsëriti thirrjen për të dyja që të krijojnë një klimë për vazhdimin e dialogut.
“Palët po bëjnë të kundërtën e normalizimit”
Në Serbi, njohësit e proceseve politike shprehen më pesimistë sa i përket mundësisë që Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin të gjitha kontestet deri në fund të kësaj dekade.
Aleksandar Popov, drejtues i Qendrës për Rajonalizëm në Novi Sad, thotë se praktikat e deritashme në dialogun Kosovë-Serbi kanë treguar se palët u shmangen obligimeve që dalin nga marrëveshjet e arritura.
Për më tepër, thotë ai, në dy vjetët e fundit, palët kanë krijuar situata që nuk premtojnë se do të ndryshojnë qasje në procesin e normalizimit të raporteve.
“Të dyja palët, thjesht, bëjnë gjithçka të kundërt nga ajo që do ta sillte situatën në normalitet… [Normalizimi i marrëdhënieve] do të varet nga ajo se a do të mbeten në pushtet garniturat e njëjta në Kosovë dhe në Serbi. Do të varet edhe nga fakti se sa do të jetë Perëndimi energjik në presionin ndaj palëve, që problemet të zgjidhen”, thotë Popov.
Dushan Janjiç, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, vlerëson se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të varet në veçanti vetëm nga këto dy vende.
Sipas tij, vetë Bashkimi Evropian si tërësi është treguar joserioz në qasjen e tij ndaj këtij problemi, sepse pesë vende të tij – Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja – nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
Janjiç thotë se, nëse Bashkimi Evropian do t’i bindë këto vende që ta njohin Kosovën, atëherë procesit të zgjidhjes së kontestit Kosovë-Serbi do t’i hapej rruga.
“Të jem preciz. Në qoftë se ata [BE-ja] janë seriozë në çfarëdo qoftë, si dhe në vendosjen e përparësive të tyre, ata nga Komisioni Evropian, së pari, duhet të merren vesh me ato pesë shtete. Pra, ‘a e pranojmë ne Kosovën si shtet dhe shoqëri demokratike, sipas parimeve të vitit 1990’? Ato quhen parime për pranimin e shteteve të reja, pra shteteve të reja demokratike në Evropë. Pse nuk po e bëjnë këtë?”, shprehet Janjiç.
Pavarësisht të gjithave, bashkëbiseduesit e REL-it thonë se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, do të varet më shumë nga vendimi politik i BE-së, sesa nga përmbushja e kritereve për anëtarësim.
Nuk është hera e parë që nga BE-ja përmendin data konkrete për zgjerim, por ato nuk janë respektuar.
Për shembull, Strategjia e Komisionit Evropian për Zgjerimin e Ardhshëm, e publikuar në vitin 2018, parashikoi se Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare të BE-së deri në vitin 2025.
Kanë mbetur edhe 18 muaj deri në datën e synuar, por të dyja vendet kanë bërë pak përparim në procesin e anëtarësimit, ndërkohë që fundi i negociatave as që duket.
Në cilën fazë të integrimit janë vendet e tjera të rajonit?
Serbia dhe Mali i Zi konsiderohen lidere në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE.
Montenegro has had candidate status since 2010 and opened negotiations in 2012. Serbia, a candidate since 2012, opened negotiations in 2014.
Albania and North Macedonia have received the green light for opening negotiations in 2022.
Bosnia and Herzegovina received the status of a candidate country in December last year. /REL