"Unë dhe PS nuk bëjmë avokatinë e askujt"/ Çështja e Ballukut, Rama: U ngrit një furtunë mediatike se unë mbrojta Belindën

2026-11-14 12:41:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Unë dhe PS nuk bëjmë avokatinë e askujt"/

Edi Rama dhe Belinda Balluku

Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin e qeverisë me drejtësinë, duke theksuar se Partia Socialiste nuk ndërhyn në çështjet personale të askujt që përballet me organet e drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te rastet e Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt, duke ritheksuar kundërshtimin e tij ndaj paraburgimit të kryebashkiakut të Tiranës, të cilin e cilësoi absurd dhe çështje të demokracisë.

Për Ballukun, ai tha se PS nuk kishte arsye të votonte për paraburgimin e saj në kohën kur hetimet vijonin.

"Cila është e vërteta ime që unë e kam ndarë me ujë është e njëjta dhe është gjithmonë. Raporti ynë me drejtësinë ka qenë dhe mbetet raport pushtetesh të ndara. Kush ka problem me drejtësinë e ka personal, me avokatin e vet. Unë dhe PS nuk bën avokatin e askujt. Gjejeni një fjalë timen, ose të kujdo këto që ta këtë bërë në rastin e Belinda Ballukut dhe ma thoni? Nuk e gjeni dot. Pas asnjërin dhe pas asnjërën. Po do të gjeni fjalë të mijat për paraburgimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, është paraburgim asbsurd dhe mbetet një cështje e demokracisë. E kam thënë, e përsëris këtë gjë. Nuk mund ti marrësh ti kryeqytetit kryetarin e zgjedhur dhe ta mbyllësh pa gjyq. Dhe nuk mund të thuash që kyu nuk zëvendësohet është në detyrë. Këto të dyja bashkë janë një non sens. Në rastin e Belinda Ballukut kam thënë që nuk ka arsye për të ngritur ne, ta ngrëmë kartonin për ta paraburgosur një tjetër koleg pa gjyq, kur hetimet vazhdonin. Sot cështja shkoi në gjyq dhe nuk kishte pengesë. Ishte pjesë e një qasje që ne do ta kundërshtojmë me ligj," tha Rama.

 


Video