Telefonat e anëtarëve të Asamblesë së PS-së nuk janë të aksesueshëm gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në Gjirin e Lalzit.
Ende nuk dihet nëse anëtarëve u është kërkuar t’i fikin telefonat apo nëse është përdorur ndonjë pajisje për bllokimin e sinjalit.
Kjo vjen pasi Rama kërkoi ndërprerjen e sinjalit për mediat, duke paralajmëruar se dëshironte të ndante disa fjalë me “familjen e tij politike”, përpara se të mbante fjalimin e plotë publik.
Asambleja u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ndërsa fjala e kryeministrit shënoi nisjen e diskutimeve.
Përmbajtja e fjalimit që Rama po mban në këtë moment nuk është ende e ditur. Pas përfundimit të komunikimit me dyer të mbyllura, pritet që kryeministri të mbajë edhe një deklaratë publike për mediat.