DOCUMENTS + PHOTOS / The full report on what the SMI officials are accused of is clarified

2022-06-16 19:17:34Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DOCUMENTS + PHOTOS / The full report on what the SMI officials are accused of is
SMI officials, part of the report to SPAK

Former MP Halit Valteri has filed today in SPAK the second report within a short time for the outgoing president Ilir Meta. These are some lobbying contracts where hundreds of thousands of euros have been paid informally.

In addition to Ilir Meta, in today's report filed with SPAK, there were 9 other accused persons. More specifically: Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Edmond Panariti, Elona Guri, Muharrem Berisha, Iris Zajmi, Elena Gaçe, Jori Prifti and Agron Xhafa.

“Personat e kallëzuar, me veprimet e tyre aktive e në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni e nga vjedhja e pasurive publike ku në krye të kësaj skeme qëndron si zakonisht çifti Meta-Kryemadhi.

Ata kanë konsumuar elementët e figurave të veprave penale të:
- “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”,
- “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,
- “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim,” thuhet në kallëzimin e depozituar në SPAK.

Por, për çfarë akuzohen më konkretisht personat e sipërpërmendur? Le t’i marrim me rradhë zyrtarët e LSI-së:

Petrit Vasili

Akuzohet se ka nënshkruar si përfaqësues i LSI-së, kontratën e nënshkruar më datë 03/02/2016, midis GSIS (Global Security and Innovative Strategies) dhe Ilir Metës, Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo kontratë ka si objekt të saj lobimin nga GSIS në partner ndërkombëtar dhe këshillimin e LSI dhe Ilir Metës. Konkretisht në këtë kontratë parashikohen dhe takimet e zyrtarëve të LSI me pushtetar amerikan.

DOCUMENTS + PHOTOS / The full report on what the SMI officials are accused of is

Në kontratën e datës 03/02/2016, duket qartazi se LSI do të paguajë për shërbimin e marrë nga GSIS, vlerën prej 30 000 USD në muaj, pa përfshirë shpenzimet shtesë për të cilat do të ketë pagesa ekstra. Kjo kontratë është lidhur për një afat më shumë se 6 muaj, e verifikuar kjo dhe nga deklarimet që shoqëria GSIS ka bërë në departamentin e drejtësisë amerikane.

DOCUMENTS + PHOTOS / The full report on what the SMI officials are accused of is

Në deklarimin e GSIS për periudhën 1 janar 2016 – 31 korrik 2016, evidentohet qartazi vlera që Lëvizja Socialiste për Integrim ka paguar, në shumën totale prej 123 761.19 USD ekuivalente me kursin e asaj periudhe të monedhës dollar, afro 15 100 000 lekë. Gjithashtu duken qartazi shërbimet që Ilir Meta, Edmond Panariti, LSI, kanë marrë nga shoqëria GSIS, të cilat faktohen me fotot dhe daljet e këtyre personave jashtë territorit të shtetit Shqiptar.

Shërbime për Ilir Metën:

Datë 11.05.2016:
-Takim me Pete Sessions dhe Michael McCaul
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt

Datë 12.05.2016:
-Takim me Drejtues të Projekteve të Sigurisë Kombëtare Truman
-Takim me Bruce Sartz

Datë 13.05.2016:
-Takim me fondacionin Helle Dale
-Takim me John Katko
-Takim me Hoyt Yee
-Takim me Alan Bersin

Datë 16.05.2016:
-Takim me John Cornyn
-Fjalim në Institutin e Politikave Progresive

Datë 06.06.2016:
-Takim me William R. Bronfield
-Takim me Timothy Ëeddin dhe Bill Moeller

Datë 08.06.2016:
-Takim në Universitetin Georgetoën Ëashington

Shërbime për Edmond Panaritin:

Datë 12 dhe 13.06.2016:
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt

Në deklarimin pranë ILDKPKI të shtetasit Petrit Vasili nuk rezulton asnjë shpenzim i deklaruar në formën e lobimit ose konsulencës, ashtu siç është faktuar më lart nga kontrata me GSIS.

Edmond Panariti

Ai akuzohet se ka qenë përfitues i kontratave të financuara ilegalisht.

Në kontratën e nënshkruar më datë 03/02/2016, midis GSIS (Global Security and Innovative Strategies) dhe Ilir Metës, kryetar i LSI-së, ka përfituar shërbime dhe Edmond Panariti, asaj kohe Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave të Shqipërisë.

Më konkretisht:

Datë 12 dhe 13.06.2016:
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt

Monika Kryemadhi

"Rezulton se sipas informacioneve të marra disa individë të caktuar pranë Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët edhe gjatë karrierës së tyre kanë pozicione kontradiktore, kanë pastruar paratë të cilat i janë dhënë cash nga çifti Meta- Kryemadhi dhe janë futur në llogaritë e tyre bankare për të kryer transferta drejt shoqërive offshore ose shoqërive të tjera në interes të LSI." thuhet në kallëzimin e depozituar në SPAK.

Elona Guri

“Elona Guri është po aq e rëndësishme në skemat e pastrimit të parave të familjes Meta -Kryemadhi. Ajo rezulton të jetë pjesë e skemave të financimit të kompanive lobuese në SHBA dhe offshore. Elona Guri ka mbuluar shpenzimet e fëmijëve të Ilir Metës gjatë shkollimit në Mbretërinë e Bashkuar, duke udhëtuar çdo javë drejt Anglisë pa patur burime të justifikuara mbi shpenzimet e bëra. Mjafton të verifikohen udhëtimet e Elona Gurit jashtë Shqipërisë dhe qartazi del në pah fakti se ka pamundësi për t’i mbuluar ato shpenzime. Gjithashtu mister mbetet fakti përse ky person e ka nisur karrierën si babysitter e fëmijeve të familjes Meta, më pas asistente e Ilir Metës, donatore e LSI, Financuese e skemave të Ilir Metës, Postiere e parave të Ilir Metes drejt Anglisë dhe së fundmi kandidate për deputete në qarkun Durrës.” thuhet në kallëzimin e depozituar në SPAK.

Muharrem Berisha

"Muharrem Berisha është mik i Ilir Metës, rezulon fiktivisht si pronar i godinës së LSI. Ekzistojnë pagesa qiraje të bëra ndaj këtij personi të cilat më pas bëhen pjesë e skemave të pastrimit të parave duke u dërguar në kompanitë që Ilir Meta përdor për shpenzimet partiake ose personale të tij.

Muharrem Berisha është njëkohësisht: Pronar fiktiv i zyrave të LSI, Anëtar i delegacionit të Ilir Metes, Person i dekoruar nga Ilir Meta, Financues i skemave lobuese të LSI, Dërgues shumash parash në llogari offshore dhe aksioner në një shoqëri që prodhon mermer në Berat, për të cilën flitet se pronar i vërtet është Ilir Meta. Mister ngelet fakti pse një person si Muharrem Berisha nëse realisht do të kishte pronat që rezultojnë në pronësi të tij, do të punesohej pranë Ministrisë së Mjedisit si Inspektor Pyjesh, përse duhet që të marrë qiranë e LSI-së, për të cilën LSI pretendon se një pjesë e ka shlyer me kredi dhe më pas po të njëjtat para t’i dhurojë partisë LSI si donacion. Ndërkohë, nga ana tjetër mbeten të dyshimta transfertat në llogarinë personale të këtij shtetasi i cili me të ardhura të pajustifikuara ka bërë transaksione si donacione ndaj LSI, transferta parash ndaj kompanive offshore dhe llogarive të tjera për interest e Ilir Metës."it is stated in the report filed with SPAK.

Whereas, Iris Zajmi , Elena Gaçe , Jori Prifti and Agron Xhafa are accused as part of the money laundering scheme of Ilir Meta and LSI.

Photos of the meetings between Ilir Meta and American officials:



Video