Is this police force professional and capable of handling violen...
/ 2026-10-16 18:54:07Focus
Mediat italiane shkruajnë se një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali pasi u përplas nga një furgon teksa udhëtonte me motoçokletën e tij.
20 vjeçari është identifikuar si Kaizer Alizoti dhe ditën e djeshme ka qenë duke udhëtuar me motorrin e tij në rrugën provinciale të Borgonovës rreth orës 7 të mëngjesit kur është përplasur nga një furgon. Alizoti ka gjetur vdekjen e menjëhershme edhe pse autoambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje. Viktima 20 vjeç Kaizer Alizoti me banim në Castelnovo, ishte rrugës për në punë.