Breshëri kallashnikovi në drejtim të një mobilerie në Krujë

2022-04-15 09:50:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Breshëri kallashnikovi në drejtim të një mobilerie në
Pamjet nga vendngjarja

Në mesnatën e mbrëmshme persona ende te paidentifikuar kane gjuajtur me automatik në mobilierinë e z.Myslym Karaj në Nikël te Krujës.

Sot në mëngjes kur Myslymi ka vajtur për të hapur dyqanin ka parë që është qëlluar me armë.

Menjëherë është njoftuar policia, e cilat ka mbërritur menjëherë në vendngjarje bashkë me ekspertët për të zbardhur këtë ngjarje.

Mësohet se pronari i biznesit nuk ka konflikte me askënd. Pritet që policia te zbardhë ngjarjen në vijim.


Video