Në pranga vëllai i deputetit

2022-04-15 09:32:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në pranga vëllai i deputetit

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Account" është ndaluar shtetasi Fatos Alimadhi.

Sipas burimeve Alimadhi ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt. 

Më konkretisht, një shtetas ka marrë kredi në emër të një subjekti, dhe pas disa kohësh ka ndërruar jetë.

Përmbaruesi u bllokonte llogaritë familjarëve të të ndjerit, pa i lajmëruar edhe pse sipas rregullores në momentin që ndërron jetë kredinë e mbulon siguracioni i jetës.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Account”.

Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Procedohen penalisht 2 të tjerë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Account", si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit:

- F. A., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. A., gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat, duke shpërdoruar detyrën, ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Video