Tragedy in Maliq / The 6-year-old daughter of the Azisllari family leaves for Tirana in serious condition for life

2025-10-19 16:09:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragedy in Maliq / The 6-year-old daughter of the Azisllari family leaves for
Foto ilustruese

Është nisur drejt Tiranës vajza e mitur, e cila u asfiksua nga zjarri i rënë në banesën e saj në Maliq.

Gjendja e saj është e rëndë. Ndërkohë për fat të keq nëna dhe vëllai i saj humbën jetën.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 13:30 në banesën ku ndodheshin nëna 40-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj. Si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur, nëna Merjeme Azisllari, dhe djali i saj, Luka Azisllari, 14 vjeç, humbën jetën nga asfiksia.

Fillimisht fëmijët u transportuan drejt Spitalit Rajonal të Korçës, por fatkeqësisht, 14-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.


Video