Qyteti i Lezhës dhe disa fshatra pa energji elektrike

2022-04-07 08:45:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qyteti i Lezhës dhe disa fshatra pa energji elektrike
Foto ilustruese

Qyteti i Lezhës dhe disa fshatra rreth tij janë pa energji elektrike që prej orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Shkak për mungesën e energjisë është një defekt në linjën e tensionit të lartë 110 kë në Dajç në nënstacionin e Lezhës.

OSHEE po punon për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Në qarkun e Lezhës aktualisht me energji elektrike është vetëm zonë e Bregut të Matit, pasi furnizohet me energji nga nënstacioni i Rrilës.


Video