"The fate of the homeland is in our hands" - An appeal by Ismail...
/ 2026-10-18 16:09:54Focus
Qeveria ka liruar nga detyra Prefekti i Qarkut të Durrësit, Roland Nasto.
Në vendimin e marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ai është zëvendësuar me Emiljan Janin.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Roland Nasto, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Emiljan Jani emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.