Is this police force professional and capable of handling violen...
/ 2026-10-16 18:54:07Focus
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar pas vendimit të DASH për shpalljen non-grata të disa politikanëve dhe biznesmenëve në Ballkan, përfshirë dhe Shqipërinë.
Blinken shkruan se SHBA mori vendimin ndaj disa aktorëve në Ballkan të cilët kishin rol destabilizues dhe korruptiv.
“Qeveria e SHBA ndërmori veprime për të caktuar aktorë në Ballkanin Perëndimor për aktivitete destabilizuese dhe korruptive. SHBA dhe partnerët si Britania e Madhe po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit”, shkruan Blinken.