Protests highlight trauma crisis, operating rooms under reconstr...
/ 2026-10-15 18:35:16Focus

Policia e Lushnjë ka arrestuar në flagrancë shtetasin I.Y, 60-vjeç, banues në Lushnjë, i akuzuar për veprën penale 'Plagosje e rëndë me dashje'.
Sipas informacioneve paraprake, 60-vjeçari plagosi rëndë ditën e djeshme në lagjen 'Loni Dhamo', kushëririn e tij me thikë, pas një konflikti për motive të dobëta. Si pasojë e plagëve të marra, 71-vjeçari u transportua menjëherë në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.