Emri/ Kush është shqiptari që drejtonte grupin kriminal nga burgu në Greqi! (Nga qelia, ka porositur disa vrasje)

3 November 2026, 15:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Emri/ Kush është shqiptari që drejtonte grupin kriminal nga burgu
Klodian Lekocaj

Autoritetet greke kanë goditur një grup kriminal, që dyshohet se drejtohej nga një shqiptar.  

Sipas mediave greke, operacioni është zhvilluar në Athinë, ku grupi prej kohësh vepronte duke vendosur gjoba në biznese, atentate me lëndë shpërthyese dhe tentativa për vrasje.  

“Koka” e grupit, sipas autoriteteve greke është Klodian Lekocaj alias Klod Cara, i cili aktualisht ndodhet i arrestuar në burgun e Trikalas.

Ai dyshohet se e drejtonte aktivitetin kriminal edhe teksa ndodhej brenda qelisë. Cara ka një histori të gjatë kriminalitetit, teksa është i akuzuar për porositjen e disa vrasjeve, futjen e sendeve të palejuara në qeli, pengmarrje gardianësh dhe kërcënime.

Ndërkohë, bashkëpunëtorët e tij të ngushtë janë një i burgosur rom në burgun e Malandrinos dhe dy të burgosur egjiptianë në burgjet e Avlonës dhe Malandrinos.

Pesë anëtarë të organizatës që banojnë në Atikë u arrestuan dhe akuzohen për dy shpërthime që ndodhën në fillim të shtatorit në dy dyqane në qendër të Athinës. 

Anëtarët e organizatës iu afruan dyqaneve dhe hodhën dy granata, duke shkaktuar dëme materiale. 
  
Përveç kësaj, në fillim të tetorit, anëtarët e organizatës dyshohet se kanë hedhur një granatë jashtë një dyqani, e cila nuk shpërtheu. Brenda dyqanit ndodheshin tetë klientë. 


Video