
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur 6 persona, (dy prej të cilëve fëmijëve) tre prej të cilëve udhëtonin në njërin automjet dhe tre në automjetin tjetër.
Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë, e cila mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.