Aeroporti i Gjirokastrës me koncesion – Hapet gara për t’ia kalu...
8 November, 22:06Fokus
Detaje nga krimi i rëndë brenda një familjeje shqiptar ka ndodhur në zonën e Brescias në Itali, ku një 21-vjeçar ka vrarë me thikë nënën brenda shtëpisë së tyre.
Autori është identifikuar si Eduart Xhani ndërsa viktima është Meleqe Lusha, 39 vjeçe.
I riu, pasi kreu krimin, iku me vrap por u dorëzua më vonë në polici.
Karabinierët kanë nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të zbardhur motivin e vrasjes. Për momentin, hetuesit nuk kanë bërë publike hollësi të tjera.