E rëndë në Bulqizë: 53-vjeçari sulmohet nga ariu, ndërron jetë

3 November 2026, 22:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Bulqizë: 53-vjeçari sulmohet nga ariu,
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bulqizë, ku një 53-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari.

Ngjarja ka ndodhur mesditën sotme kur Spitali i Bulqizës ka njoftuar Policinë se familjarët e 53-vjeçarit, me inicialet U. F., kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ai ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër, dyshohet ari.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.


Video