Detajet: Çfarë ndodhi në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku një ushtar u vetëplagos me armën e shërbimit

3 November 2026, 19:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detajet: Çfarë ndodhi në Bazën Ajrore të

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detajet e ngjarjes së rëndë në Bashën Ajrore të Kuçovës, ku një ushtar është vetëplagosur.

Sipas njoftimit, ushtari është vetëplagosur në shpatull.

Ai është jashtë rrezikut për jetën dhe është transportuar në Tiranë, ndërkohë që kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes informon se, më datë 3 nëntor 2026, rreth orës 16:46, gjatë kryerjes së shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës, efektivi E.D është plagosur në shpatull me armën e shërbimit.

Menjëherë pas ngjarjes, efektivit iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Beratit.

Sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë janë brenda normës dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Efektivi është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, për të vijuar trajtimin mjekësor të specializuar.

Policia Ushtarake ndodhet në vendngjarje dhe po vijon procedurat për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Ministria e Mbrojtjes po ndjek nga afër situatën dhe gjendjen shëndetësore të efektivit, të cilit i uron shërim të shpejtë.


Video