"Do arratisesh i veshur si grua me fustan" - Protestuesja shkon me një pulë para Kryeministrisë, pasi Rama i quajti pula

26 September 2026, 20:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një protestuese ka zgjedhur të ironizojë kryeministrin Edi Rama në protestën e 119-të teksa në podiumin e fjalimeve mori me vete edhe një pulë.

Referuar gjuajtjes me vezë ndaj Ramës në Nju Jork, teksa kryeministri u shpreh se nuk ka frikë nga pulat, protestuesja i bëri thirrje Ramës të vijë në shesh, pasi ka frikë.

“Hajde merru me pula se me burra nuk merresh”, tha ajo.

"Edi Rama ka frikë pulat në Shqipëri. Edi Rama ka me veshur fustanin si e ka veshur Gramoz Ruçi dikur.

Policia ja ku e keni kriminelin. Se nuk mundeni me arrestu Belinda Ballukun, Edi Ramën. Me pula merruni", tha ajo.


Video