
Cristiano Ronaldo ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Portugalisë, duke i dhënë fund një karriere 23-vjeçare me fanellën e përfaqësueses luzitane.
Ylli portugez e ka bërë të ditur vendimin përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, ku ka falënderuar bashkëlojtarët, stafin teknik, familjen dhe tifozët që e kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve.
"Erdhi dita për t’ia dorëzuar fanellën me numrin 7 së ardhmes. Për 23 vite pata privilegjin dhe përgjegjësinë ta vesh, ta mbroj dhe ta përfaqësoj në stadiumet e gjithë botës”, shkruan Ronaldo në mesazhin e lamtumirës.
Futbollisti 40-vjeçar e mbyll kështu aventurën me Portugalinë, e cila nisi në gusht të vitit 2003.
Gjatë kësaj periudhe, ai u shndërrua në golashënuesin më të mirë në historinë e kombëtares, me 146 gola në 234 ndeshje, duke u bërë një prej figurave më të rëndësishme të futbollit portugez.