Sot, në Ditën e Kombeve të Bashkuara, Ambasada e Suedisë në Shqipëri dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) shpallën edicionin e parë të Vlerësimit për Sipërmarrjet e Qëndrueshme.
Kjo nismë synon të shprehë mirënjohje dhe vlerësim për sipërmarrjet e dalluara në Shqipëri që janë angazhuar për të krijuar një ndikim pozitiv përmes përkushtimit të palëkundur ndaj qëndrueshmërisë dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (UN SDGs).
Vlerësimi i Sipërmarrjeve të Qëndrueshme është një mirënjohje e dhënë për sipërmarrjet që në vazhdimësi janë duke sjellë ndryshime pozitive përmes produkteve, praktikave të operimit dhe strategjive të biznesit të tyre.
Kjo nismë ka qëllimin kryesor jo vetëm të frymëzojë dhe mobilizojë bizneset dhe individët, por edhe të vendosë në fokus ata që janë liderët e një të ardhmeje të qëndrueshme.
Vlerësimi i vitit 2023 përfshin disa kategori, të krijuara për të përfshirë biznese të madhësive dhe tipareve të ndryshme. Këto kategori përfshijnë:
Sipërmarrje mikro, të vogla, të mesme, të mëdha dhe ndërkombëtare. Një total prej 62 sipërmarrjesh kanë marrë pjesë këtë vit, duke krijuar kështu kushtet për arritje të konsiderueshme dhe një konkurrencë të fortë.
Për çdo kategori, një panel i posaçëm i ekspertëve ndërkombëtarë ka identifikuar një fitues dhe dy finalistë.
Procesi i selektimit për Vlerësimin e Sipërmarrjeve të Qëndrueshme është një proces vlerësimi me tre faza:
Përzgjedhja e Brendshme e UNDP-së: Në këtë fazë fillestare, aplikimet shqyrtohen me kujdes nga ekspertët e UNDP-së dhe përzgjidhen për të siguruar kualifikueshmërinë dhe përputhshmërinë e tyre me SDG-të.
Vlerësimi nga Ekspertët e Jashtëm: Një panel i pavarur i ekspertëve zhvillon një vlerësim të hollësishëm të kompanive të përzgjedhura, duke u fokusuar në përpjekjet e tyre për qëndrueshmëri dhe inovacion.
Hulumtimi i Kujdesshëm: Hapi përfundimtar përfshin një hulumtim të kujdesshëm për të siguruar transparencën dhe përgjegjshmërinë në procesin e zgjedhjes.
Të nominuarit, finalistët dhe fituesit janë vlerësuar për kontributet e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri.
▪ Sipërmarrje Micro – Fituesi: Active Albania sh.p.k.
Finalistët: Zbulo, Discover Albania Shpk. dhe Bees & Trees sh.p.k
▪ Sipëmarrje të Vogla – Fituesi: Value Provider - Commercey sh.p.k.
Finalistët: DM Consulting Services Albania sh.p.k. dhe Pasta Livia, PF
▪ Sipërmarrje të Mesme – Fituesi: Elite Travel Group sh.p.k.
Finalistët: Etna Polimer sh.p.k. dhe Fix Pro sh.p.k.
▪ Sipërmarrje të Mëdha – Fituesi: Banka Credins sh.a.
Finalistët: Balfin - Balkan Finance Investment Group sh.p.k. dhe NOA sh.a.
▪ Sipërmarrje Ndërkombëtare – Fituesi: Antea Cement sh.a.
Finalistët: Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a. dhe Vodafone Albania sh.a.
Edhe pse udhëtimi i qëndrueshmërisë i bizneseve shqiptare ka nisur kohët e fundit, cilësia e aplikimeve dhe angazhimi i treguar është impresionues.
Vlerësimi i Sipërmarrjeve të Qëndrueshme në Shqipëri shërben si një platformë e fuqishme për këto kompani që të shfaqin përpjekjet e tyre, në nivel lokal dhe ndërkombëtar.
Vlerësimi i Sipërmarrjeve të Qëndrueshme në Shqipëri 2023 organizohet në kontekstin e projektit “Bashkëpunimi me Sipërmarrjen dhe Zgjidhjet për SDG-të”, i cilisynon ndërgjegjësimin e sektorit privat në Shqipëri për përfshirjen e SDG-ve në modelet e tyre të biznesit. Projekti financohet nga Ambasada e Suedisë në Shqipëri.
Për pyetje nga media ose informacione shtesë, ju lutemi kontaktoni: [email protected]
Tel: +355 69 20 90 253