Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Shqiptarët duket se kanë ulur konsumin e kafes përgjatë këtij viti.
Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se sasia e kafes së importuar gjatë 10 muajve të parë të këtij viti, shënoi rënie me rreth 500 tonë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti u zhdoganuan 5 219 tonë kafe, nga 5 746 tonë të importuara gjatë së 10-mujorit të 2021-shit.
Vendet kryesore nga të cilat importohet kafeja drejt vendit tonë janë Greqia dhe Italia.
