Rënia historike e euros, Sejko nuk shqetësohet: Nuk kemi pse ndërhyjmë

5 July 2023, 20:51Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rënia historike e euros, Sejko nuk shqetësohet: Nuk kemi pse
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro u këmbye sot me 104.55 lekë, me një rënie prej 0.3 lekësh në raport me ditën e mëparshme, duke arritur në një tjetër rekord minimal historik, që nga viti 2002, kur euro filloi të funksiononte si monedhë fizike.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një deklaratë për mediat u shpreh i pse ky kurs këmbimi vjen si pasojë e aktivitetit ekonomik. “Hyrja e euros në vend po stimulohet nga flukset e turizmit dhe investimet e huaja. Blerjet e pasurive të paluajtshme nga të huajt dhe remitancat. Për rrjedhojë Banka nuk arsye të ndërhyrje në kursin e këmbimit” tha Sejko.

Duke mbajtur linjën e qeverisë, siç deklaroi Ministria e Financave – një ditë më parë – edhe guvernatori thekson se ky kurs këmbimi ka shërbyer për të frenuar inflacionin.

“Nuk shohim një arsye për të ndërhyrë në kursin e këmbimit. Kursi i këmbimit është një nga faktorët që ka ndikuar për të mbajtur inflacionin në kontroll dhe për të ndikuar pozitivisht në këtë rritje ekonomike”.

Megjithatë u shpreh se javën që vjen do të bëjnë takim me bankat e nivelit të dytë për të diskutuar rreth bizneseve që preken nga kursi i këmbimit.

“Ne synojmë të përshpejtojmë ritmin e rritjes ekonomike. Kursi i këmbimit është një nga faktorët që ka ndikuar për të mbajtur inflacionin në kontroll”.

Që nga fillimi i këtij viti euro ka rënë me 11.5 lekë, ose me gati 10%, ndërsa këmbehet me 14.4 lekë (12.1%) më pak se 5 korriku i një viti më parë. Rënia ka qenë më e theksuar duke filluar nga maji.

Aktorët e mëdhenj të tregut thanë se kjo tendencë është e lidhur me ofertën e lartë në treg, që vjen si nga turizmi ashtu dhe nga burimet informale, që kanalizohen kryesisht në pasuritë e paluajtshme.

Ndërkohë, kompanitë eksportuese vazhdojnë të penalizohen gjithnjë e më shumë nga zhvlerësimi i euros.


Video