Premier League ndalon serbët në Kosovë / Të drejtën e transmetimit e ka vetëm Digitalb

13 March 2024, 12:21Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Premier League ndalon serbët në Kosovë / Të drejtën e

DigitAlb është kompania e vetme që ka të drejtën e transmetimit të Premier League në territorin e Kosovës. Kështu thekson vetë Premier League, në një letër përgjigje drejtuar deputetit të Kosovës, njëherazi kryetar I Komisionit Parlamentar të Medias, Valon Ramadani.

Ky i fundit kishte kërkuar sqarim nga Premier League në lidhje me transmetimin e Premier League në Kosovë nga ana e kompanisë ArtMotion, nëpërmjet kanaleve të platformës serbe Arena Sport, dhe përgjigja e autoriteteve angleze është e qartë dhe shteruese.

“Premier League nuk ka autorizuar direkt ArtMotion-in për të transmetuar ndeshjet e kampionatit anglez në Kosovë dhe nuk ka autorizuar Arena Sport të lejojë Artmotion-in të transmetojë të njëjtat ndeshje brenda territorit të Kosovës”, thuhet në letër-përgjigjen zyrtare të Premier League për deputetin Ramadani.

Premier League sqaron gjithashtu se në dijeninë e saj, Arena Sport ka në Kosovë versione të kanaleve sportive pa ndeshjet e kampionatit elitar të futbollit anglez. Nga përgjigja e Premier League, del qartë se transmetimi I kampionatit anglez nga platforma të tjera përveç DigitAlbit, është bërë në mënyrë të jashtëligjshme dhe si I tillë do të duhej të trajtohej nga Komisioi I Pavarur I Mediave në Kosovë.

Ky komision bllokoi transmetimin e kanaleve Arena në Kosovë në muajin tetor, pasi në to shfaqeshin spote që martirizonin ekstremistët që organizuan sulmin e armatosur në Banjskë, por vendosi t’io lejojë sërish ato në shkurt të këtij viti, duke injoruar shkresat e vazhdueshme të Premier Leagues, që e bën të qartë se të drejtat e transmetimit për Shqipërinë dhe Kosovën I ka vetëm kompania DigitAlb dhe platforma lokale të autorizuara prej saj.


Video