Norma bazë e interesit për lekun nuk do të ndryshojë. Banka e Shqipërisë vendosi ta mbajë atë në 3.25 për qind, nivel i vendosur në fillimin e muaji të shkuar.
Megjithëse në rritje, norma e interesit vijon të jetë stimuluese për ekonominë. Këshilli mbikëqyrës gjykoi se trajektorja e kushteve monetare mbetet në linjë me kthimin e inflacionit në objektiv brenda një horizonti prej disa 3-mujorësh”, tha Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, ndonëse me ritme më të ngadalta ekonomia do të vijojë të rritet edhe gjatë vitit të ardhshëm. Parashikimet optimiste mbështeten edhe te “Plani i rritjes” së Bashkimit Europian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Do të stimulohen veçanërisht investimet huaja direkte dhe eksportet. Gjallërim pritet të ketë edhe konsumi”, shtoi Sejko.
Banka Qendrore pret ndërkohë që vitin e ardhshëm në vend të futen edhe më shumë euro, duke ndikuar në zhvlerësimin më tej të kësaj të fundit.