Nafta bie për herë të parë nën 100 dollarë për fuçi, por bordi i Çetit në Shqipëri rriti çmimin

5 July 2022, 22:44Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nafta bie për herë të parë nën 100 dollarë
Oligarkët e naftës

Çmimi i naftës ka rënë nën 100 dollarë për fuçi për herë të parë pas shumë muajsh. Lajmin e ka dhënë deputeti socialist Erion Braçe që nuk ka bërë komente të mëtejshme. Edhe për arsyen se qeveria që ai i takon duket tashmë qartë që është nën urdhrat e oligarkëve të naftës.

Nafta bie për herë të parë nën 100 dollarë

Pasi sot, si për ironi, ndërsa nafta është ulur, Bordi i Transparencës në Shqipëri vendosi ta rrisë çmimin.

Sipas Bordit, nafta me pakicë do të shitet me 252 lekë për litër, nga 243 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 9 lekësh, ose 3.7%.

Benzina është rritur me 6 lekë për litër, duke u tregtuar nga pasditja e sotme me 241 lekë për litër.

Në ditët e para të marsit, nafta filloi të rritej me shpejtësi në tregun e brendshëm, duke bërë që qeveria të ndërhynte dhe të krijonte Bordin e Transparencës, që vendos periodikisht çmimet e shumicës dhe të pakicës. Por ndërhyrjet e Bordit duket qartë se nuk reflektojnë ndryshimet në bursa.


Video