Importet mbysin Shqipërinë, dyfishi i vlerës së eksporteve për shtatorin

17 October 2022, 21:01Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Importet mbysin Shqipërinë, dyfishi i vlerës së eksporteve

Defiçiti tregtar ka arritur në nivele rekord në nëntëmujorin e parë të këtij viti. Mbi 2.8 miliardë euro është diferenca mes eksporteve dhe importeve.

INSTAT publikoi bilancet e vlerës së tregtisë së jashtme, ku ajo e importeve është sa dyfishi i asaj të eksporteve për muajin shtator.

39 miliardë lek ishte vlera e eksporteve dhe 88 miliardë lek ajo e importeve, një deficit tregtar prej 39 miliardësh.

Në 9 muajt e parë të këtij viti, defiçiti tregtar është 324 miliardë lek, ose rreth 2.8 miliardë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

 


Video