Biznesmeni i njohur shkodran jep 500 mijë euro për bamirësi dhe stafin e punonjësve!

30 December 2023, 14:14Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Biznesmeni i njohur shkodran jep 500 mijë euro për bamirësi dhe
Ago Gjolaj

Presidenti i BM Group, kompania që zotëron eksluzivitetin e birrës Bavari dhe pijes energjike 8S2 në Shqipëri, Ago Gjolaj, me rastin e festave të fundvitit, ka bërë të lumtur disa familje në nevojë.

Biznesmeni i njohur shkodran, ka dhuruar ushqime për rreth 180 familje në Malësinë e Madhe.

Gjolaj nuk është ndalur me kaq, për 100 familje të tjera biznesmeni ka zgjedhur ti bëjë të lumtur duke i ndihmuar me një shpërblim financiar.

Biznesmeni Gjolaj, ka zgjedhur që 500 mijë euro nga bizneset e tij ti dhurojë për bamirësi dhe stafin e punonjësve.



Video