Ku duhet të aplikojnë bizneset për të marrë punonjës të huaj?

9 August 2024, 11:02Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ku duhet të aplikojnë bizneset për të marrë

Për të gjithë bizneset të cilët kanë kërkesa për punonjës të huaj në vendin tonë, do të kenë dy shërbime të reja në e-Albania ku do të mund të aplikojnë në çdo kohë për kërkesat e tyre.

Nëpërmjet kategorive “Vlerësim paraprak për aplikim për Leje Unike” “Aplikim nga punëdhënësi për leje unike për të huajt” bizneset shqiptare mund të tërheqin punonjës të huaj.

Vendosja e shërbimit në e Albania i jep mundësi subjekteve të aplikojnë nga llogaritë e tyre në këtë portal. Më tepër kritereve të kufizuara do të ketë për pranimin e këtyre shtetasve nisur nga përfshirja në veprimtari të paligjshme apo dhe largimet e paralajmëruara.


Video