
ÇFARË ËSHTË PreSENTIA?
PreSENTIA është një test gjenetik mbi kancerin e trashëguar.
Ky test identifikon ndryshimet gjenetike të cilat përfshihen në sindromat e kancerit të trashëguar dhe rrisin rrezikun e zhvillimit të tij në të ardhmen.
RËNDËSIA KLINIKE
• Identifikimi i ndryshimeve gjenetike që rrisin rrezikun e sindromave të kancerit të trashëguar dhe zhvillimin e tij që në fazat e hershme.
• Marrja e masave parandaluese për minimizimin e riskut të zhvillimit të kancerit në të ardhmen.
• Marrja e hapave të nevojshëm për menaxhimin më të mirë klinik të pacientit (rakomandohen testime skrinuese në intervale kyçe kohore).
• Identifikimi i anëtarëve të familjes që janë gjithashtu bartës të mutacioneve gjenetike për predispozitën e kancerit.
KUJT I DREJTOHET PreSENTIA?
Duhet të mbahen gjithnjë parasysh historia familiare, etnia dhe gjetjet fizike të lidhura me kancerin.
PreSENTIA rekomandohet për individët:
• me histori personale ose familjare të sindromës së kancerit të trashëguar.
• ata që janë diagnostikuar me kancer në një moshë të re (moshë në të cilën nuk diagnostikohet kanceri normalisht).
• me prani të disa llojeve të tumoreve primare.
• të cilët janë aktualisht të diagnostikuar me kancer ose dyshohet që bartin një mutacion germinal për predispozitën ndaj kancerit.
• me prezencë të llojeve të rrallë të kancerit.
• me prani të një kanceri specifik të pa zakontë (p.sh. kanceri i gjirit tek meshkujt).
• me dyshimin për prani të një sindrome të kancerit.
Informacioni i mësipërm është marënga Institucione profesionale si: Instituti Kombëtar i Kancerit, Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) dhe Shoqata Amerikane e Onkologjisë Klinike (ASCO).
PreSENTIA TESTON:
NDRYSHIME (MUTACIONE) GJENETIKE
Mutacionet gjenetike janë ndryshime që ndodhin në sekuencën e ADN-së, të cilat mund të shërbejnë si fillesë për zhvillimin e tumorit. Këto ndryshime, të cilat testohen nga PreSENTIA, mund të trashëgohen në familje duke rritur rrezikun e formimit të një tumori. Njohja e mutacioneve gjenetike të trashëguara të një pacienti, na ndihmon në përzgjedhjen e strategjisë më të mirë për reduktimin e riskut të zhvillimit të kancerit.
PreSENTIA ofron 19 panele për testimin e pranisë së mutacioneve gjenetike në gjenet e interesit. Ndryshimet gjenetike që testohen janë: ndryshimi i nje nukleotidi te vetëm (SNV), inserimet apo delecionet (INDEL), ndryshimet që çojnë në amplifikim apo delecion të fragmenteve të ADN-së (CNA).
Panelet e PreSENTIA detektojnë 24 nga sindromat më të shpeshta të kancerit të trashëguar, duke përfshirë sindromën Lynch, sindromën Li-Fraumeni, Polipozën adenomatoze familjare, sindromën Peutz-Jeghers, sindromën e anemisë FaconI, etj.
Panelet për testimin e gjeneve të interesit
Pan-Kancer
Gjiri & Gjinekologjik
Gjiri / bazuar në Udhëzimet Gjinekologjike
Gjiri me risk të lartë
BRCA1 / BRCA2
Kolorektal
Kolorektal me risk të lartë
Kolorektal Jo-polipozë
Sindroma e polipozës kolorektale
Gastrik
Sindroma Mielodisplazike / Leuçemia
Prostata
Pankreatik
Renal
Lëkura (e lidhur me XP)
Melanoma Familjare
Paraganglioma / Feokromocitoma
Paratiroide
Tiroide
BENEFITET E PreSENTIA
ME VLERË
Identifikon mutacionet gjenetike të lidhura me kancerin.
I SIGURTË
Marrja e mostrës për testim kryhet në mënyrë jo-invazive.
I BESUESHËM
Teknologji e konsoliduar me rezultate të sigurta.
ME MBULIM TË PLOTË
Teston për gjithë gamën e ndryshimeve ekzonike.
ÇFARË SHPJEGON REZULTATI I PreSENTIA?
Përgjigjia pas testimit me PreSENTIA përfshin një raport të detajuar që përshkruan ndryshimet gjenetike të identifikuara dhe interpretimin në detaje të tyre.
Informimi i hershëm mbi predispozitën e zhvillimit të kancerit mundëson përzgjedhjen e opsionit më të mirë të terapisë dhe masave klinike për pacientin dhe familjarët e tij.
Në rast se pacienti është i diagnostikuar me kancer, PreSENTIA na informon nëse ndryshimet gjenetike që e kanë shkaktuar atë, janë të trashëguara.
REZULTATI GJENETIK
DETEKTIMI I VARIANTIT KLINIKISHT MË DOMETHËNËS
Variantet patogjene ose të mundshme patogjene, raportohen bazuar në udhëzimet e direktivave të klasifikimit të Kolegjit Amerikan të Gjenetikës Mjekësore dhe Gjenomës.
DETEKTIMI I VARIANTIT KLINIKISHT JO DOMETHËNËS
Nuk është identifikuar asnjë variant që shkakton sindroma në gjenet e testuara.
VARIANTE ME RËNDËSI TË PA CAKTUAR
Identifikohet një ndryshim gjenetik i cili nuk është i përcaktuar nëse lidhet me kancerin apo jo.
ÇFARË MUND TË BËHET PAS TESTIMIT ME PreSENTIA?
Informimi i pacientit mbi rezultatet e PreSENTIA dhe të rekomandohet këshillimi gjenetik.
Të rekomandohen testime të tjera skrinuese për detektimin e hershëm të kancerit, në intervale të rëndësishme kohore.
Të rekomandohen masa klinike, nëse është e mundur.
Të rekomandohet testimi i menjëhershëm i pjestarëve të familjes të cilët mund te jenë në risk për ta trashëguar.
SI ADMINISTROHET REKOMANDIMI I PreSENTIA?
Rekomandohet paneli më i përshtatshëm i PreSENTIA bazuar në rastin e pacientit.
Kryhet marrja e tamponit bukal nga pacienti.
Mostra dërgohet për analizim pranë Medicover Genetics.
Mostra analizohet pranë laboratorëve të Medicover Genetics.
Rezultatet do të jenë gati brenda 2-3 javëve pas dorëzimit të mostrës.