Arrestohet 37-vjeçari në Roskovec/ Qëlloi me armë zjarri para banesës ku jetonte ish-bashkëjetuesja

26 October 2026, 09:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrestohet 37-vjeçari në Roskovec/ Qëlloi me armë zjarri

Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec kanë organizuar zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit pas njoftimit për të shtëna me armë zjarri në fshatin Luar në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u identifikua dhe u arrestua shtetasi B. M., 37 vjeç, banues në Roskovec. Nga veprimet hetimore rezultoi se, në fshatin Luar, Roskovec, shtetasi B. M. kishte qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, para banesës ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.


Video