“Arresto Ballukun”, qytetarët sërish protestë para SPAK: Çfarë provash të tjera doni?

2 Tetor 2026, 13:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Arresto Ballukun”, qytetarët sërish protestë para

Një grup qytetarësh kanë protestuar sot përpara ambienteve të SPAK-ut, duke kërkuar reagim dhe përgjegjësi nga institucionet për çështjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Protestuesit u mblodhën para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku me pankarta në duar përcollën mesazhet e tyre.

Mes parullave të shfaqura gjatë protestës ishte edhe thirrja “Arresto Ballukun”, ndërsa vijonin me thirrjet: “SPAK, çfarë provash të tjera doni? Ka shkatërruar Shqipërinë”.

Ndërkohë, çështja ndaj Ballukut vijon të jetë nën hetim dhe çdo përgjegjësi penale do të përcaktohet nga organet kompetente të drejtësisë.


Vox Pop

Video