Skandali në Durrës/ Qeveria i jep leje Çim Babasit për të ndërtu...
4 October, 15:27Fokus

Anglia regjistroi një fitore të thellë në Ligën e Kombeve ndaj Kroacisë me rezultatin 7-0 në transfertë.
Harry Kane ishte autor i një dopiete në minutat 8 dhe 53. Po ashtu dy herë shënoi edhe Bukayo Saka në minutat 45 dhe 68.
Golat e tjera për kombëtaren e Thomas Tuchel u shënuan nga Bellingham, Gordon dhe Rogers. Me këtë sukses, Anglia mban vendin e dytë me 6 pikë pas Spanjës. Kroacia renditet në vendin e tretë me 3 pikë.
Fitore regjistroi edhe Bjellorusia në grupin e Shqipërisë. Kombëtarja bjelloruse triumfoi 4-0 ndaj San Marinos dhe ngjitet në kuotën e katër pikëve, 2 më pak se Shqipëria e vendit të dytë.