Federata portugeze nis lëvizjet për të bërë paqe me Ronaldon

2 October 2026, 19:25Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Federata portugeze nis lëvizjet për të bërë paqe me

Federata Portugeze e Futbollit ka nisur lëvizjet për të qetësuar situatën me Cristiano Ronaldon, pas largimit të bujshëm të kapitenit nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas “Marca”-s, një takim mes palëve është planifikuar për javën e ardhshme, me dakordësinë e Ronaldo-s. Synimi është të riparohen marrëdhëniet mes të gjitha palëve, përfshirë edhe trajnerin Jorge Jesus, i cili ndodhet në qendër të situatës së krijuar.

Kriza shpërtheu pas një përplasjeje që çoi në largimin e Ronaldos nga grumbullimi i Portugalisë. Situata mori përmasa të mëdha për shkak të peshës që 41-vjeçari ka në kombëtare dhe rolit të tij si kapiten dhe lider i skuadrës.

Federata portugeze nuk dëshiron që aventura e Ronaldos me kombëtaren të përfundojë në këtë mënyrë. Drejtuesit synojnë të gjejnë një zgjidhje për konfliktin dhe të shmangin një ndarje të tensionuar mes palëve.

Sipas raportit, në Federatë besojnë se Ronaldo meriton një lamtumirë që i përshtatet karrierës së tij, me respektin dhe dinjitetin që ai ka fituar gjatë viteve me fanellën e Portugalisë.

Ronaldo është një prej figurave më të rëndësishme në historinë e kombëtares portugeze dhe ka qenë protagonist i periudhës më të suksesshme të saj, përfshirë triumfin në Euro 2016 dhe Nations League në vitin 2019.

Tashmë, takimi i planifikuar për javën e ardhshme shihet si mundësia për të ulur tensionet dhe për të riparuar marrëdhëniet. Federata nuk dëshiron që kapitulli i fundit i Ronaldo-s me Portugalinë të shkruhet përmes një konflikti dhe synon që largimi i tij, nëse ky do të jetë fundi, të jetë në një atmosferë dinjitoze.


Video