Sfidat e Vlora Hysenit në reformimin e SHISH

4 April 2023, 09:53Pikëpamje SHKRUAR NGA MUHAMED VELIU
Sfidat e Vlora Hysenit në reformimin e SHISH
Rama prezantoi drejtoren e re të SHISH, Vlora Hysenin me ministrat

Nga sot Shërbimi Inteligjent Shqiptar do të drejtohet nga Vlora Hyseni, e cila ka përpara shumë sfida.

SHISH duhet te përfshihet nga nje reforme e thelle duke nisur me amendimin aktual te ligjit qe daton nga viti 1998 e me pak ndryshime nder vite.

Ky ligj duhet pershtatur me sfidat e kohes.

Ligji aktual nuk perkon me sfidat aktuale te Shqiperise vend anëtar i NATOS e patur perballe sherbime tejet te avancuara si ato te vendeve jo mike si Rusia apo Kina.

Ndryshimi i ligjit duhet t’i japw me shume kompetenca oficereve te SHISH, jo vetem ne sferen e mbledhjes te informacionit por edhe ne aspekte te menyres operacionele.

Megjithese jane dy drejtori te ndara, zbulimi dhe kundra zbulimi reformimi SHISH duhet te preke edhe kete aspekt e ndjekur modelin gjerman me FIS dedikuar çeshtjeve te brendshme dhe BND per ato te jashtme.

Apo modelit te ngjashem te inteligjences angleze MI5 sherbimi i Brendshem dhe MI6 ai i jashtem.

Me kryesorja, dhenia e punonjesve te SHISH, fuqi akoma edhe me te medha kur vjen puna ne anen operacionale.

Sikurse paga te pakten te njejtat me agjencine e inteligjences te Kosoves drejtuar me pare nga Zonja Hyseni.

Është nje paradoks shume i madh.

Agjencia per Inteligjence e Kosoves u ngrit me ndihmen e SHISH, oficeret e te ciles sot e kane pagen 60.000 leke ne muaj nje inspektor i thjeshte ndersa homologet e tyre ne Kosove marrin 2500 euro ne muaj.

Burime te mia ne ate institucion me thote se nepotizmi eshte nje gangrene prej shume vitesh dhe duhet te zhbehet.

Zonja Hyseni duhet t’i jape fund kultures te mos ndeshkimit penal per oficere te SHISH te cilet perfshihem ne korrupsion siç ka ndodhur me shpërdorimin e fondeve me te cilat paguhen bashkepuntoret, abuzimet me dietat apo shesin informacione grupeve kriminale, sic eshte rasti i disa zyrtareve te nje drejtorie ne Juglindje te vendit.

Zonja Hyseni duhet t’i jape fund fshehjes se problemeve nga Drejtoria e Sigurise se Personelit dhe çuarjen per ndjekje penale te korruptuarve e jo te mjaftohet thjesht me largimin e bute te tyre nga SHISH siç ka ndodhur rëndom nder vite.

Sikurse duhet te zbatoje disa vendime gjykate te pazbatuara nga paraardhesit e saj per rikthim ne pune te shume oficereve te ndershem e te dedikuar te larguar per arsye politike.

Apo oficere te tjere te larguar me dorheqje per arsye te keqmenaxhimit te institucionit, krahinizmit dhe kushteve te punes.

Behet fjale per njerez me ekspertize ne fushen e sigurise kombetare nder vite.

Zonja Hyseni duhet te rishikoje vendimin e çarmatimit te punonjesve te SHISH pasi sot vetem drejtoret e drejtorive dhe kryetaret e degeve mbajne arme.

Mbase Shqiperia eshte vend unikal ne bote ku oficeret e nje sherbimi inteligjent perballen ne terren me lloj lloj subjektesh por jane te paarmatosur.

Ne te njejten kohe SHISH duhet te kete nen kontroll ish punonjesit, ku punesohen pas largimit, ne cilat vende udhetojne dhe ne çfare aktivitet përfshihen.

Rasti i çuar ne SPAK vitin e shkuar, i disa ish oficereve te SHISH kthyer ne mbledhës dhe tregtare informacionesh eshte mjaftueshem alarmant.

Vlora Hyseni vihet ne krye te Sherbimit Inteligjent shqiptar me synimin e nje reforme te paralajmeruar nga kryeministri Edi Rama.

Reforma sipas mendimit tim duhet te synoje disa aspekte.

Shtimin e garancive funksionale dhe operacionale qe do te thote se agjentet e SHISH nuk duhet te pengohem te vijojne nje ceshtje te caktuar sidomos kur kane subjekte te lidhura me politiken.

Duhet te marrin fund raportet e oficereve te caktuar me politiken dhe penalizimi i tyre per bashkepunimin me politikane te caktuar majtash dhe djathtas.

Çeshtja e fundit ka te beje me kontrollin parlamentar te sherbimeve qe eshte nje debat boteror per masen e kontrollit te sherbimeve sekrete.

Per mendimin tim kryesfida e Vlora Hysenit do te jete shfarosja e segmentizimit politik brenda ne SHISH.

Per ta mbyllur por citoj nje shprehje te Markus Wolf, ish drejtues i larte i sherbimeve sekrete gjermano lindore me nofken "Njeriu pa Fytyre" pasi deri ne vitin 1987 nuk kishte asnjë foto te tij.

Ai thote: "Sherbimet inteligjente janë shprehje e rendimentit te politikes ose politik. Nje klase politike e korruptuar sjell edhe shërbime sekrete te korruptuara".

PS: Ky shkrim shpreh pikëpamjet e mija personale për këtë çështje dhe jo te institucionit ku une punoj.

 

 


Video